Aktualitet

Shqiptarët tundin portat kundërshtare, Uzuni “dëfrehet” me 6 gola














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:38 - 19/09/21 |
mapo.al

Kjo e dielë ka qënë tepër produktive për futbollistët shqiptarë në kampionatet Europiane.






Myrto Uzuni ishte spektakolar në ndeshjen e Kupës së Hungarisë, duke i dhënë fitoren ekipit të Ferencvaros në fushën e Hatvan.


Kampionët e Hungarisë shkatërruan me shifrat e thella 9-0 kundërshtarin dhe gjashtë prej golave u shënuan nga këmbët e Uzunit. Beratasi realizoi në minutat 34, 40, 50, 59, 76 (penallti) dhe 82.







Pas asistit në Europa League, Ernest Muçi realizoi një prej golave të fitores 3-1 të Legias përballë Leczna. Futbollisti i dalë nga akademia e Tiranës shënoi golin për 2-0 në minutën e 27-të.



Gol me aromë fitoreje shënoi edhe mesfushori, Ledian Memushaj. 34-vjeçari realizoi ndaj Montevarchi në fitoren 2-1, për t’i dhënë ekipit të Pescara vendin e parë në Seria C të grupit B.

Lexo edhe :  VIDEO/ Shqiptarët i japin fitoren Legias në Moskë


110


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas