Aktualitet

Shqiptarët vodhën ‘Folenë e shqiponjës’/ Nga kasaforta 850 kg te makina Jaguar





               Publikuar në : 10:29 - 15/01/20 |
mapo.al

Një bandë grabitësish ka dalë përpara një gjykate në Gjermani. Bëhet fjalë për pesë shqiptarë, të cilët nga viti 2011 deri 2016 kanë kryer një seri vjedhjesh në Austri dhe në Gjermani.


Kreu i bandës është një familjar 42-vjeçar, i cili u dënua nga një gjykatë në Austri me katër vite. Pasi kreu shumicën e dënimit, u deportua për në Gjermani ku doli sërish përpara gjykatës.



Prokuroria kërkoi tre vite e 8 muaj, por gjykata tha se dy mjaftojnë. Në total gjashtë vite për grabitjet që ka bërë ai, tha gjykata duke iu referuar edhe dënimit në Austri.


Banda e shqiptarit akuzohet se ka vjedhur edhe atë që njihet si ‘Foleja e shqiponjës’, një destinacion i famshëm i nazistëve në majë të një mali. Tashmë aty është një restorant. Brenda tij një kasafortë 850 kg, e cila u grabit nga shqiptarët. Ata morën së paku 88 mijë euro, shto këtu edhe 4 mijë dëme.

Ata shënjestronin kryesisht hotele dhe restorante, por edhe zyra. Në një rast vdhën 18 mijë euro në një zyrë. Pak ditë më pas, shqiptari udhëtoi drejt Mynihut dhe bleu aty një Jaguar për 17 mijë euro.

Grupi udhëtonte me një Ford dhe një rulo. Kur vendoseshin në kamping, pagesën e bënte një grua. Dy gratë e bandës u dënuan me gjysmë viti burg të pezulluar. Kurse dy burrat e tjerë me nga tre dhe dy vite e gjysmë burg.Syri


Etiketa:

Pas