Kronika

Shqiptarëve u kapet 2.3 ton kokainë në Londër, vlera shkon 148 milionë stërlina














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 19/02/21 |
mapo.al

Një megaoperacion i policisë Metropolitane dhe NCA ka arrestuar një grup të organizuar kriminal, mes tyre edhe disa shqiptarë të cilëve iu kap sasia rekord prej 2.3 tonë Kokainë.






Mes 10 personave të arrestuar janë edhe shqiptarët B.K., 28 vjec dhe Gj. D., 30 vjec. Në përbërje të kësaj organizate kriminale kishte edhe lituanez dhe rumun.


Kokaina me vlerë 148 milionë stërlina nëse do të shitej në rrugë kishte mbërritur me kuti bananesh nga Kolumbia në portin Portsmouth International të shtunën e 14 shkurtit.







Pasi e kanë nxjerrë drogën nga porti e çuan në  një magazinë në lagjen Tottenham në veri të Londrës. Pak minuta më pas kanë ndërhyrë oficerët e NCA duke bërë arrestimet.




Pesë anëtarë të tjerë të grupit u kapën në një tjetër magazinë në Enfield. Kjo është sasia me e madhe kapur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.



1


Etiketa: , ,

Pas