Aktualitet

Shqiptari i dehur pas fitores së Italisë përplas të rinjtë në motor (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 07/07/21 |
mapo.al

Një aksident, me protagonist një shqiptar, është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një prej shesheve të kryeqytetit italian, ku po festohej kualifikimi i Italisë për në finalen e EURO 2020.






Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili drejtonte një automjet tip ‘Fiat Punto’ ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh.


Përplasja ndodhi teksa shqiptari po kryente disa manovra të rrezikshme në shesh e për pasojë përplaset fuqishëm me motorin ku po udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç, së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.







E mitura ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.

Lexo edhe :  Merkel konferencë për shtyp me Ramën: Shqipëria ka plotësuar kushtet për në BE


Shoferi i makinës është 25 vjeç. Deri më tani autoritetet nuk e kanë publikuar emrin e shqiptarit, por ajo që dihet me siguri është që në momentin e aksidentit ai ka qenë i dehur.



Makina i është sekuestruar ndërsa ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme. Po ashtu ka marrë një gjobë të majme sepse mjeti nuk kishte siguracion dhe certifikatë regjistrimi.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas