Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda 38-vjeçari shqiptar, të cilit iu bë atentat të dielën në plazhin Torvaianica pranë Romës. Selavdi Shehaj iu nënshtrua dy operacioneve në spitalin “San Camillo” në Romë, por nuk mundi dot t’ia dilte.
Sipas mediave italiane, vrasja e shqiptarit ka ndodhur në një zonë që ndodhet në qendër të vëmendjes së autoriteteve për shkak të aktivitetit të lartë që ka mafia.
Ato gjithashtu shkruajnë se vrasja e Selvadi Shehajt mund të ketë lidhje me vrasjen e një viti më parë të drejtuesit të tifozërisë së Lazio-s, Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe si “Diaboliku”.
38-vjeçari u vra në të njëjtën mënyrë si Piscitelli. Për hetimin e vrasjes së “Diabolikut”, autoritetet kanë gjetur lidhje mes tij dhe grupeve kriminale nga Europa lindore.
LEXO EDHE:
Iu bë atentat në plazh të Italisë, ndërron jetë në spital 38-vjeçari shqiptar