Aktualitet

Shqiptari “kapet mat” në fermën me kanabis me vlerë 200 mijë paund






               Publikuar në : 11:10 - 11/09/19 |
mapo.al

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia skoceze dje (10 shtator), pasi u kap teksa kujdesej për një fermë kanabisi me vlerë 200 mijë paund. Në ndërtesë, policia gjeti 700 rrënjë bime kanabis si dhe 30-vjeçarin i cili po flinte në kuzhinën e banesës.


Sipas mediave të huaja, shqiptari Mirjan Kastrati pretendon se është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe se ishte “burgosur” për 30 muaj, në mënyrë që të kujdesej për fermën e kanabisit, në qendër të qytetit Galashiels.

Sipas tij, ai kishte ikur nga Shqipëria nga frika se mund ta vrisnin dhe se i duhej të paguante 16 mijë paund trafikantëve të cilët e morën në Angli. Kastrati këmbënguli se ai nuk kishte luajtur asnjë rol në ngritjen e fermës dhe se sipas tij as që e dinte se ishte në Skoci.


Etiketa: , , ,

Pas