Kronika

Shqiptari kapet me 500 gr drogë të fshehur në trup, ishte punëtor trageti






               Publikuar në : 11:10 - 01/12/18 |
mapo.al

Një shqiptar 25 vjeçar, punëtor në tragetin e linjës Durrës -Bari është arrestuar në flagrancë me gjysëm kg marijuanë të fshehur në trup, ndërsa tentonte të kalonte pa u kontrolluar në doganën e portit.


Me veshjen e  punës i riu shqiptar u përpoq të evitonte kontrollin e policisë financiare e doganore në portin e Barit.

Gjatë kontrollit ai shfaqi hapur shenja nervozizmi.

Në trup iu gjet lidhur me një fasho llastiku rreth gjysëm kilogramë marijuanë që mendohej se ishte e destinuar të furnizonte tregun ilegal lokal të drogës.

Në mbrëmje 25 vjecari shqiptar do të kthehej përsëri me tragetin ku punonte.

Policia italiane po heton mbi zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij në Itali me dyshimin se kjo praktikë e trafikimit të drogës mund të jetë përdorur dhe më parë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas