Saturday, September 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shqiptari masakron 62 herë me thikë rumunin në Angli

by mapo.al
27/10/2021
in Aktualitet, Kronika
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brimingham të Anglisë, ku një shqiptar ka masakruar për vdekje me thikë një shtetas rumun. Mediet angleze shkruajnë se viktimë ka mbetur 43-vjeçari nga Rumania, Marian Savu, i cili është ndjekur dhe goditur nga shqiptari plot 62 herë me thikë, në mes të rrugës.

Marian Savu thuhet se u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi të Perry Barr në Birmingham, Angli.



Ndërsa Savu vrapoi jashtë vendit për t’ju shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë të madhe dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa orë më vonë, rreth orës 2 të mëngjesit, dyshja raportohet se kanë pirë kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefonin e tij, Hasa ka nxjerrë një thikë, i ka vendosur krahun Savu-së në qafë dhe dyshohet se e ka zhytur tehun e thikës në trupin e viktimës nga një distancë e afërt.

Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës.

Burrat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi brutal.

Savu i shmangu në një farë mënyre sulmet pasuese, doli me vrap nga apartamenti Perry Villa Drive dhe vrapoi drejt një kryqëzimi. Megjithatë, i akuzuari arriti ta ndiqte dhe vazhdoi ta godiste me thikë, edhe pasi Savu ishte rrëzuar në tokë. Hasa thuhet se e sulmoi atë edhe teksa po jepte frymën e fundit. Viktima thuhet se vdiq pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi thika i kishte prerë venat në qafë.

Pasi vrau Savu-n, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij. Ndërkohë, dëshmitarët thirrën shërbimet e urgjencës pasi panë para syve të tyre duke u vrarë një burrë.

Oficerët e policisë ndoqën gjurmët e gjakut në Perry Villa Drive, ku Hasa i çorientuar, i zhytur në gjak, thuhet se iu hapi derën. Hasa është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për vrasje.

Tags: Erlin Hasa

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Ultrasit masakrojnë “Air Albania”, mbi 250 stola të thyer në derbi

Ultrasit masakrojnë “Air Albania”, mbi 250 stola të thyer në derbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In