Një rast i ri koronavirus u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë së Qipros të martën, duke e çuar totalin e të prekurve në 1 023 persona.
Rasti i ri është një shqiptar, banor i përhershëm i Qipros, i cili mbërriti nga Athina të hënën dhe ishte në mesin e 379 të riatdhesuarve.
Shqiptari u testua në aeroport, gjatë mbërritjes së tij. Ky rast u konfirmua pasi u bënë 1 754 testime.
Ministria e Shëndetësisë së Qipros përpunoi 329 teste nga individë të testuar me iniciativë private, 154 nga gjurmë kontakti dhe 110 nga laboratorë të spitaleve shtetërore.