Një 33 vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pas denoncimit të një vajze të re.
Ajo ishte duke u argëtuar në një klub nate, në Neos Marmaras, Halkidiki, por qetësia e saj është prishur nga shqiptari, roje në klub.
Ai e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka rrahur në orët e para të së dielës. Pasi e reja ka kontaktuar me komisariatin e Sithonisë, ka nisur kërkimi për kapjen e të akuzuarit, por nuk është bërë i mundur gjetja e tij.
Por ndaj tij është ngritur rasti për fyerje të dinjitetit seksual dhe lëndim trupor.