Aktualitet

Martin Shkreli, shqiptari që rriti çmimet e ilaçeve, kërkon lirinë për të ndihmuar në luftën me COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:14 - 08/04/20 |
mapo.al

Shqiptari Martin Shkreli ka kërkuar të lirohet nga burgu në mënyrë që të mund të punojë për gjetjen e një kure për koronavirusin.


Shkreli, një sipërmarrës bioteknologjik që po vuan shtatë vjet burg për mashtrim të investitorëve për 10 milion dollarë, kërkoi të lirohet përkohësisht për tre muaj.


Ai argumenton se një lirim tre muajsh do ta lejonte atë të ndihmonte zhvillimin e një kurë për COVID-19, e cila ka vrarë mijëra njerëz në të gjithë botën.


Shkreli, i cili fitoi famë të keqe pasi rriti çmimin e ilaçit anti-parazitar të Daraprim nga 13.50 dollarë një tabletë në 750 dollarë tabletë brenda natës, thotë në letrën e tij se “përgjigja e industrisë ndaj COVID-19 është e papërshtatshme”.


“Të gjitha kompanitë biofarmike duhet të përgjigjen me të gjitha burimet për të luftuar këtë emergjencë shëndetësore,” shtoi ai, shkruan Business Insider.

Shkreli po mbahet në një burg federal në Allenwood, Pensilvani dhe pritet të lirohet në vitin 2023, sipas The New York Post.

Ai e quan veten një “shkencëtar qytetar”, në punimin e tij shkencor të botuar rishtas, duke thënë se nuk do të priste të përfitonte “në asnjë mënyrë” nga trajtimet për coronavirus.

Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman i tha Newsweek se ai planifikon të kërkojë zyrtarisht një lirim.

“Z. Shkreli ka përgatitur një propozim të hulumtimit të coronavirusit, i cili nëse do të ishte i saktë do mund të ndihmonte shkencëtarët dhe mjekët të kuptojnë më mirë sesi të merren me coronavirusin që po vret kaq shumë njerëz”, tha ai.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas