Aktualitet

Shqiptari sulmon me thikë bashkëkombësin e tij në Greqi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 16/09/20 |
mapo.al

Skena të ngjashme me ato të filmave, e cilësojnë mediat greke një incident ku janë të përfshirë dy shqiptarë në Chania të Kretës.


Një 25-vjeçar shqiptar ka sulmuar me thikë një bashkatdhetar. Sipas mediave greke, 25-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur hyri me makinën e tij në një dyqan me qëllim për të goditur të riun tjetër po nga Shqipëria, i cili ishte ulur me miqtë e tij në banakun e dyqanit.


Ngjarja është parë nga shumë persona, të cilët janë tmerruar kur drejt tyre është afruar një makinë me shpejtësi. Fatmirësisht personat shpëtuan vetëm me disa lëndime në këmbë, pasi shpejtësia e makinës u ndal nga një bordurë dhe një motor që ndodhej aty pranë.


Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi 25-vjeçarin shqiptar.


<
>
shqiptar-aksident-greqi-sulm-1 shqiptar-aksident-greqi-sulm-2 shqiptar-aksident-greqi-sulm-3 shqiptar-aksident-greqi-sulm-4 shqiptar-aksident-greqi-sulm-5 shqiptar-aksident-greqi-sulm-6


Etiketa: , , ,

Pas