Aktualitet

Shqiptari vdes në spital, 2 javë pas aksidentit me biçikletë (EMRI)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:44 - 15/09/19 |
mapo.al

Një 31-vjeçar shqiptar, i cili u aksidentua dy javë më parë më biçikletë në ‘Nago Vechia’ të Italisë, ka humbur jetën. Viktima Armand Balliu ka ndërruar jetë në spitalin e Santa Chiara në Trento, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur në 27 gusht .


Balliu që prej vitit 2010 jetonte e punonte në Itali, ku kishte emigruar nga Durrësi. Ai punonte si kamerier në një nga hotelet e zonës.


Dinamika e ngjarjes


Mbrëmjen e 27 gushtit, i riu sapo doli nga puna dhe po kthehej për në banesë, por gjatë rrugës ai humbi kontrollin e biçikletës dhe ra në tokë. Nga rrëzimi, Balliu përplasi kokën në trotuar. Menjëherë në vendngjarje shkoi ambulanca dhe ai u shoqërua për në spital me helikopter, por si pasojë e plagëve të marra në kokë, nuk ka mundur të mbijetojë më shumë se 18 ditë.




Etiketa: , , ,

Pas