Media

Shqiptarit ia përdorin në paketë cigaresh këmbën e prerë në ’97-ën







               Publikuar në : 17:33 - 18/07/19 |
mapo.al

Një shqiptar 60-vjeçar, me banim në lindje të Francës, tha se mbeti i befasuar kur zbuloi se një foto e këmbës së tij të prerë po përdorej në një paketë cigaresh si paralajmërim kundër tymosjes. Sipas BBC, shqiptari tha se fotoja po përdorej pa miratimin e tij.


Fotoja shfaqet në një paketë cigaresh me mesazhin: Tymosja e duhanit bllokon arteriet.

Shqiptari, që jeton në Metz, tha se ai e ka humbur këmbën gjatë një shkëmbimi zjarri në vitin 1997 në Shqipëri. Avokati i tij ka kontaktuar Komisionin Europian për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Djali i shqiptarit e zbuloi foton teksa po blinte cigare në Luksemburg. Ai dalloi shenjat e djegieve.

Avokati thotë se klienti i tij ndjehet i lënduar në dinjitet pasi paaftësia e tij është përdorur për një qëllim tjetër. Ai i ka shkruar spitalit për të zbuluar se si janë përdorur fotot. KE është kontaktuar pasi është përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas