Blog

Shtang eksperti gjerman: Virusi që po përhapet tani nuk është ai i Wuhanit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:25 - 29/11/20 |
mapo.al

“Virusi që po përhapet në të gjithë botën tani nuk është ai i Wuhanit, por i Italisë Veriore”.



Kjo është deklarata e fortë e virologut të mirënjohur gjerman, Alexander Kekulé.


Gjatë emisionit në rrjetin gjerman të ZDF, drejtori i Institutit të Mikrobiologjisë Mjekësore të Universitetit Halle, deklaroi se virusi aktualisht në qarkullim është në të vërtetë një variant që është shfaqur në Italinë Veriore.



Alexander Kekulé, virolog gjerman

Sipas virologut, varianti i ri është më ngjitës se ai i Wuhan.



“Aktualisht 99.5% e të gjitha rasteve globale mund të gjurmohen gjenetikisht në virusin e Italisë Veriore. Edhe rastet aktuale në Kinë janë importuar nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës”, tha mes të tjerash Kekulë.


Dallimi është se në Wuhan nuk e dinin se me çfarë kishin të bënin, ndërsa paralajmërimet nga Kina kishin mbërritur në Italinë Veriore, por u injoruan për një kohë të gjatë”, thotë virologu.

Lexo edhe :  Manastirliu: Kemi siguruar vaksinën anti-COVID për 800 mijë qytetarë

“Në Kinë, nga ana tjetër, virusi do të ishte vënë nën kontroll duke përdorur metoda që ne nuk i pranojmë këtu”, shtoi ai.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas