Të paktën shtatë civilë u vranë dhe gjashtë u plagosën në rajonin e Donetskut të Ukrainës nga sulmet ruse, tha guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko.
Ai tha se dy persona kishin vdekur në Bakhmutske, dy në Bakhmut, një në Avdiivka, një në Drobysheve dhe një në Soledar.
Gjithashtu shtoi se numri i viktimave në Mariupol dhe Volnovakha mbetet i panjohur.
Donetsk është pjesë e rajonit lindor të Donbasit ku Rusia po fokuson forcat e saj. Pjesa më e madhe e Donbasit ishte tashmë e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia përpara pushtimit të Ukrainës.