Aktualitet

Shtatë gola për 3 pikë, Leverkusen fiton ndaj Dortmundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:34 - 08/02/20 |
mapo.al

Kartolina e Bundesligës në këtë sezon mund të konsiderohet ndeshja ndërmjet Leverkusenit dhe Dortmundit. Ndeshja u mbyll me 7 gola, nga të cilët 4 u shënuan nga Leverkusen, ndërsa 3 nga Dortmundi. 90 minutat dhuruan shumë emocione dhe me kthime rezultati.


Volland hapi ndeshjen për Leverkusen, ndërsa Hummels dhe supergoli i Emre Can kthyen shumë shpejt rezultatin. Pjesa e parë do të kishte dhe një gol tjetër nga Vollwand për të mbyllur pjesën e parë në 2-2.


Pjesa e dytë nisi me golin e Sanchez, por VAR ndërhyri për ta anuluar. Dortmundi nuk u dorëzua dhe gjeti avantazhin me Guerreiron. Një gol që u mendua se do të sillte 3 pikët e arta, pasi u shënua në minutën e 65′. Nuk ndodhi ashtu me Leverkusenin që reagoi shpejt dhe për 2 minuta ktheu avantazhin.


Bailey barazoi në të 81′, ndërsa Bender ktheu gjithçka në të 82′ për 4-3. Dortmundi merr një tjetër goditje në kreun e klasifikimit, pasi humb gjurmët me kreun, ndërsa Leverkusen vazhdon luftën për Europë.




Etiketa: , , ,

Pas