Aktualitet

Shtatë mitet (gënjeshtrat e mëdha) që nuk na ruajtën nga Covidi









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:40 - 23/06/20 |
Nga Sazan Guri

U bë kohë pa shkruar për covidin, por kur sheh ende njerëz, madje edhe intelektualë me emër që të japin grushtin ose bërrylin, duke besuar verbërisht, duke mos i drejtuar asnjë pyetje arsyes dhe logjikës, por e lënë të flejë si lepur i fshehur te pjesa e majtë e trurit, nuk mundesh të bësh sehir dhe të mjaftohesh me një gjynah për ta. Të jesh indiferent karshi interesave të të tjerëve është gabim, por të jesh indiferent karshi interesave të popullit është krim. Në fakt, njerëzve që kanë humbur shpresën, Hipokrati ua ndalon të përdorin ilaçet, por kjo nuk d.t.th. që mos të përdorim këndvështrimet për të ringjallur shpresën dhe për të mos pranuar gënjeshtrat apo mitet e rreme.



Miti – 1, Na thanë e thonë akoma që mbani dorashka. Ore miq, kam një pyetje. Kur dikush është me SIDA le të themi, dhe gjatë atij akti, nëse përdoret materiali plastik, i njëjtë me dorezat, kush e merr virusin, plastika apo partneri??‼ Dhe a ndodh që ta përdorësh atë dy herë? Kurrë! A nuk është njësoj? Pra, si mundet kamerieri të na shërbejë me doreza, kur prek me mijëra sende, ose duhet t’i ndërrojë mijëra herë gjatë ditës për çdo send të prekur?! Atëherë, a nuk ishte kjo një mit i rremë, që gjoja të ruheshe, por në fakt, cave iu interesonte të prekeshe që ata të vazhdonin lojën e stisur e të nisur?! Ndaj të dashur qytetarë, mos pranoni kurrë të vini dorashka, dhe as t’ju shërbejnë me dorashka. Se mos doni që duhet të jesh mjek, që të besoni kësi gjerash. Ju garantoj se këto gjera nuk zhvillohen nëpër shkolla mjekësie.


Miti – 2, Na thanë që prekeni derën apo butonin me prapa gishtin tregues, madje dhe na bënë skena sesi preket. Turp e faqezezë për ata që e thanë dhe për ata që e besuan. Besoj se e dini, ose kini dëgjuar sesi pëllëmba e dorës së njeriut, shputat e këmbëve, buzët nga brenda, mukoza në hundë, dhe pjesët ballafaquese të organeve të riprodhimit, si te mashkulli dhe te femrat, te të gjitha racat (i bardhë, i zi, i verdhë dhe i kuq) janë të bardha. Pse? Sepse tek ato përqendrohet sasia e rruazave të bardha dhe i mbushin këto pjesë trupi me pigment të bardhë, duke iu dhënë rolin mbrojtës, përthithës dhe sulmues madje, ndaj mikrobeve e viruseve.




Sepse janë pjesët më të ekspozuara të njeriut ndaj prekjeve mikrobale dhe virusale. Kur pëllëmba e dorës është përgatitur për miliona vjet te gjitarët dhe më pas te njeriu të vrasë në çast si mikrobin dhe virusin, si mund t’i thuash njeriut sot, mbulo duart dhe preke me prapa gishtin që s’e ka pasur kurrë këtë detyrë nga evolucioni njerëzor dhe nuk është përshtatur për kësi misione. Ndaj të dashur qytetarë, mos pranoni kurrë të vini dorashka, dhe as të përdorni prapa gishtin për shtyrje apo për shtypje butoni. Se mos doni që duhet të jesh prapë mjek, që të besoni kësi gjërash. Ju garantoj se edhe këto gjëra nuk zhvillohen nëpër shkolla mjekësie.



Miti – 3, Na thanë që vini maskë në gojë, pastaj thanë hiqe se e kuptuan që ishte marrëzi, pastaj thanë e thonë që mbaje se nuk i dihet mirë. Po si mund të zihet goja, o të dashur qytetarë?! Goja përmban 3 milionë mikrobe apo baktere, ku 2,5 milion i ka pozitive dhe 500 mijë i duhen për punë të pista, pikërisht për të vrarë ato që vijnë si të padëshiruara, qoftë bakter apo virus. Nëse ti e izolon gojën, portën e mushkërisë, si do të vritet ajo që quhet virus covid leshi!?. E zëmë se ti bëre që virusi nuk të futet nga goja. Po lotëve të syrit, çfarë dhe si mund t’ia bësh? A nuk thotë populli, kur së keqes i mbyll derën, ajo të hyn nga dritarja.


A nuk janë shumë njerëz që janë infektuar pikërisht nga dritaret, pra, nga lëngu larës i syve. Në vend se goja të përdorej si rrufepritës, na u rekomandua, më saktë frikamanëve iu tha, që nxirrni jashtë loje rojet kryesore të mushkërisë, duart dhe gojën.

Ndaj të dashur qytetarë, mos pranoni kurrë të vini maska, dhe as të pranoni t’ju vijnë e t’ju afrohen me maska, sepse ai me maskë është më i pambrojtur se askush. Se mos doni që duhet të jesh prapë mjek, që të besoni kësi gjërash. Ju garantoj se edhe këto gjëra nuk zhvillohen nëpër shkolla mjekësie.

Miti – 4, Na thanë që mbuloni hundën, por nuk na thanë që punëtorët në miniera apo në fabrika çimento, i mbron pikërisht hunda me mukozën e saj dhe së bashku me gojën dhe duart përbën një nga rojet pretoriane për mushkërinë. Të tre këto porta ose roje, qëllimisht ju thanë që t’i mbuloni, në mënyrë që ato të mos kryejnë rolin e tyre. Njësoj si në luftë, që vriten rojet që paralajmërojnë ardhjen e armikut, (duart), të cilat luftojnë fyt a fut me mortjen, pastaj vriten rojet e mureve të bedenave të kalasë, si goja, pastaj rojet e korridoreve si hunda, dhe normal që doktor mortja do të shkojë drejt e te dhoma e fjetjes së princit, siç është mushkëria.

Ndaj të dashur qytetarë, mos pranoni kurrë të vini maska, dhe as të pranoni t’ju vijnë e t’ju afrohen me maska, sepse ai me maskë është më i pambrojtur se askush. Se mos doni që duhet të jesh prapë mjek, që të besoni kësi gjërash. Ju garantoj se këto gjëra zhvillohen nëpër shkolla mjekësie, por u thanë ndryshe dhe në shërbim të politikës. Dikur në gripin spanjoll, politika nuk dëgjonte mjekët, sot në covidin 19, mjekët folën si politikanë dhe politikanët si mjekë.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Itali - Rritet numri i infektimeve, 192 viktima në 24 orë

Miti – 5, A dëgjuat ndonjëherë t’ju thonë që mbani një laring të shëndetshëm, kur të gjithë e dinë rolin e bajameve për mushkërinë. Kur dihet që njeriu me bajame të hequra është si një han pa porta të brendshme në lidhje me mushkërinë. Sepse, ato kanë një sistem të tërë filtrash që vrasin e filtrojnë baktere e viruse, dhe një pjesë e vogël e tyre mund të shpëtojnë për drejt mushkërisë. Ndaj, në dy të prekur me covid, 50-80 persona ishin asimptomatik, të padëmshëm, si për vete dhe për të tjerët që d.t.th. se ata e luftonin virusin qysh në hyrje.

Dhe ky mit vazhdon ende sot se u diktuan 60 persona me covid 19, kur dihet që njerëzit që e kanë kaluar këtë lloj mortje gripi, me patjetër që e kanë koronën në gjak, si masë mbrojtëse tip antitrupi për këtë lloj gripi e të tjerë. A i kini parë se sa me gëzim i thoshin rastet me covid 19 sidomos këto javët e fundit? Por ja u kapën le ta zëmë. A vdiq njeri nga këto raste? Ndaj të dashur qytetarë, mos u trembni e frikësoni dhe kurrë në spital mos shkoni, sepse Lui Pastëri akuzonte mjekët dhe spitalet për përhapje të virusit e mikrobeve më shumë se kudo e kushdo tjetër. Pa le për rastet e luajtjes me moralin dhe ndjenjat e njerëzve të mirë e të dëlirë, si vëllezërit Lumierë (Budinat), që kanë vetëm një faj që për fat kanë bashkëkombës e bashkëkohës një qeveri të përmjerë.

Miti – 6, E kini kuptuar besoj se në muajt janar e shkurt, kur gripi kishte pikun dhe media nuk kishte hyrë në lojë, politika bënte sehir dhe vdekjet nuk numëroheshin, njeriu e quante covidin si grip të stinës, dhe vdekjet ishin të zakonshme, ndërkohë që kur hyn media, hyn politika dhe vdekjet numëroheshin e nuk integroheshin apo nuk krahasoheshin, njeriu digjital e quajti covidin, sikur me qenë zënie nga tërbimi, sikur me qenë prekje nga lebroza, sikur me qenë çukitje nga miza cece apo sikur murtaja i erdhi te shtëpia apo te koka e krevatit.

Na thoni kush pësoi vdekje direkte nga covidi 19? Do thoni ndonjë mjek që ishte i patrajnuar për heqjen e dorashkave apo ndonjë me moshë nën 60 vjeç. A nuk ka të rinj të plakur? Ju kujtohet besoj, mbasi thuhej se vdiq nga COVID-19, i visheshin shtatë sëmundje nga pas? Ndaj të dashur qytetarë, mos pranoni kurrë këshilla nga mjekët, sepse ata nuk dhanë taktika si ekspertë, por strategji si politikanë. As nga politika (këta të patalentuar, por që kanë një meritë se janë më të shpejtë se të talentuarit), e as nga media që bëri që e keqja të vijë fluturimthi dhe kur të ik, do ik çalë-çalë.

Sepse së bashku organizuan plandeminë, frikën, gatitjen e njeriut për tri gjërat e mëdha të rreme si vaksina, çipi, dhe rrjeti 5G. Se mos doni që duhet të jesh prapë mjek, që të besoni kësi gjerash. Sepse, kurimi më i mirë i sëmundjes ishte që ti të mendoje sa më pak për të.

Miti – 7, Dëgjuat e ç’nuk dëgjuat, por kurrë nuk ju thanë që të ushqeheni, dhe jo të shqyeni, kurrë nuk ju thanë se fiton më i shëndetshmi, kurrë nuk ju thanë për gjërat bazike në rastet virusale, si përdorimi i vitaminës C, i vitaminës D, i vitaminës B kompleks, i Zinkut apo përdorimi i mjeteve jo farmaceutike, si hudhra, qepë, diell, plazh, det, mal, ecje në natyrë.

Sepse, imuniteti forcohet në trup në bashkëpunim me natyrën. Por, ju thanë porosi mesjetare, lani duart, mbuloni gojë, hundë e vesh dhe të besoni qeverinë edhe kur ajo qesh e përqesh. A dëgjuat ndonjëherë që covidi vjen nga ajri, por na thanë që vjen nga pështyma, spërkla. Pse? Sepse ajri siç e bie, edhe e lufton. Që ti mos të dilje në ajër të pastër, që ti të mos rrije me njerëz pranë, që ti të shkëputeshe nga jeta sociale, për të treguar që klasa politike është at e mëmë për qytetarët urban të katandisur në mjeranë. Sepse një popull nuk e pëson kurrë, kur është i ditur.

Ndaj, boll më me mashtrime, o qeveritar dhe ti o mjek apo ti media hyzmeqare. Covidi ishte më pak se grip i zakonshëm, sepse gripi i zakonshëm vret 640,000 vetë, dhe aspak më i rrezikshëm se i zakonshmi, sepse ky ka vrarë 420,000 vetë.

Sepse edhe ata që e pësuan, e vuajtën për shkak të spitaleve, për shkak të frikës, për shkak të vetmisë (66% e vdekjeve në Itali ishin pleq mbi 80 vjeç të lënë vetëm në shtëpira, ku fëmija nuk merrte në telefon prindin se kishte hallin mos i vinte mortja virus nëpërmjet frymës), për shkak të numërimit të vdekjeve si kurrë më parë, dhe 16% ishin nëpër azile me njerëz të moshës së tretë që kishin bërë nga 3-4 vaksina gjatë muajve të fundit të 2019 dhe gripi covid 19 bëri ‘klash’ me to. Kur i analizon të gjitha këto, mbreti (covidi) të del me të vërtetë lakuriq, sikundër doli.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas