Këngëtarja Besiana Kasami, e njohur ndryshe si Big Mama, ka shprehur së fundmi revoltën ndaj të gjitha atyre portaleve që shkruajnë se ajo është shtatzënë.
Në një status në “Insta Story”, Big-u i ka cilësuar ato si “pordhale”, që shkruajnë veçse budallallëqe. Këngëtarja është shprehur më tutje se nëse do të ishte vërtetë në pritje të ëmbël, nuk do të ngurronte ta bënte publike.
“Pordhtale të nderuar, jo njoftoj se barkun e kam të fryer nga pordhat e juaja, se me qenë shtatzënë nuk diçka jo normale, do e publikoja së bashku me dashamirët e mi. Shumë bre debila jeni, shumë…mjerë populli jonë çka lexon”-ka shkruar Big Mama.