Aktualitet

Shtatzënë në muajin e nëntë dhe me Covid-19, modelja shqiptare sfidon me një set fotosh të guximshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:11 - 21/11/20 |
mapo.al

Modelja dhe sipërmarrësja Greis Petroviç, ishte pasditen e djeshme e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau ekskluzivisht fotot e setit surprizë të shtatzënisë.


Në kushte të tjera, Greis do të ishte në studio, por situata e rënduar nga shtatzënia në javët e fundit dhe infektimi me Covid-19 kanë bërë që intervista të realizohet virtualisht. Greis, prej një jave ka rezultuar pozitive me koronavirus. Siç tha ajo, po e kalon me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke: “Uroj që ta kem kaluar këtë dreq Covid-i para se të vijë në jetë djali”,- Tha Greis në program.


Edhe pse nga shtëpia, Greis zbuloi fotot e guximshme të setit të shtatzënisë. Herë e shfaqur pranë së bijës, Emel, e herë duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, Greis tregoi se fotot janë realizuar në muajin e shtatë të shtatzënisë.



Ajo tha që përtej guximit për t’u shfaqur pa drojë, ashtu siç vijmë në jetë, këtë set e lidh me besimin në Zot.


Falënderuese për dy mrekullitë që Zoti i ka falur, Greis u shpreh shumë e kënaqur me gjithë realizimin e këtij seti, që dokumenton një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj.


<
>
1-33 1-11 1-44 1-22 1-55 1-66


Etiketa: , ,

Pas