Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur publikisht për mënyrën se si ajo dhe familja e saj e vogël e ka pritur lajmin e shtatzënisë së dytë. E ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në Pesë”, Spiropali ka bërë gjithashtu të ditur gjininë e fëmijës.
“E donim këtë fëmijë. Nalta në fakt nuk e donte. Tani u mësua dhe po e pret me gëzim. Në fillim ishte e prerë. Ka shoqe e shokë që kanë motra e vëllezër, tani e kupton. Nuk ka kërkesa për motër apo vëlla.
Çuditërisht bashkëshorti im është baba vajzash, fundja fëmijët janë bekim. Nuk i doli qejfi që është djalë. Po shpresoj që djalin ta kem timin, se e shoh që Nalta me babin ka afërsi më të madhe”-është shprehur Spiropali.