Moderatorja Brunilda Lahe ka folur së fundmi për emocionet e të qenurit shtatzënë për herë të parë. E ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina”, Brunilda zbuloi se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se do të sjellë në jetë një vajzë. Më tej, moderatorja tregoi edhe vështirësitë me të cilat është përballur në 3 mujorin e parë.
“Jam në muajin e gjashtë. Do të jetë vajzë. Unë dhe bashkëshorti im u lumturuam pa masë kur mësuam se do të ishte vajzë. Gjithmonë kam dashur vajzë fëmijën e parë, por nuk e dija që bashkëshorti im do të ishte kaq i lumtur kur të mësonte këtë lajm.
Në familje ne kemi vetëm një mbesë dhe unë mendoja se mund të jem një mami që mund të rris një vajzë. Nuk di si është të rrisësh një djalë. Megjithatë, e rëndësishme është të vijë një fëmijë i shëndetshëm. Muajt e parë kanë shkuar mirë në përgjithësi. Unë nuk dua të ankohem sepse kjo është një shtatzëni e dëshiruar”-u shpreh fillimisht Brunilda.
“Tre muajt e parë kam pasur gjendje të fikëti për shkak të tensionit të ulët, por e kam mbajtur veten mirë dhe kolegët e mi me të cilët punoja me orare të zgjatura nuk kuptuan asgjë. Zgjodha që deri afër fundit të muajit të tretë të mos e ndaja lajmin”-tregoi më tej moderatorja.