ShowBizz

Shtatzënë për të tretën herë, modelja tregon barkun e rrumbullakosur







               Publikuar në : 15:27 - 13/08/19 |
mapo.al

Modelja e njohur e Victoria’s Secret, Miranda Kerr ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet shtatzënë për të tretën herë. Tejet e qeshur, bukuroshes i pikaset nën fustanin me lule barku i rrumbullakosur.


Modelja është treguar deri më tani mjaft e rezervuar për shtatzëninë e saj. Lajmin se ajo është në pritje të ëmbël e ka bërë fillimisht të ditur “People”, duke shkruar: Miranda, Evan, Flynn dhe Hart po presin me padurim anëtarin e ri të familjes.

Risjellim në vëmendje se Kerr solli në jetë pak kohë më parë djalin me themeluesin e “Snapchat”, Evan Spiegel.  Ajo është gjithashtu nëna e një djali 8-vjeçar, i cili ka lindur nga martesa me aktorin Orlando Bloom.

 

 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas