Kryesore

Shtatzënia e Fjollës argument në Gjykatë: Vendimi shtyhet në orën 13:00 (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 22/09/20 |
mapo.al

Këngëtarja Fjolla Morina u paraqit mëngjesin e sotëm përpara Gjykatës së Kukësit, nën akuzën për “trafik të armëve dhe municioneve”.


Prokuroria e Kukësit do të kërkojë në gjykatën e rrethit caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për këngëtaren dhe për dy shoqëruesit e saj, me të cilët  u ndalua në doganën e Morinës, teksa iu sekuestruan dy pistoleta.


Raportohet gjithashtu se mbrojtja do të kërkojë lirimin e këngëtares pasi kjo e fundit është shtatzënë. Fjolla Morina rezultoi dy muajshe shtatzënë, pas ekspertizës së mjekut.


<
>
Fjolla Morina ne gjykate Fjolla Morina ne gjykate1 Fjolla Morina ne gjykate4 Fjolla Morina ne gjykate5 Armet e fjolla morines

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se ajo pretendon se është shtatzanë dy muajshe, një eko nuk mjafton, por duhet të dëshmojë një gjinekolog nëse është shtatzënë apo jo.


Teksa pritet të jepet vendimi i gjykatës, nuk dihet nëse shtatzënia do t’i japë avantazh këngëtares gjatë gjykimit. Prokuroria ka thënë se nje eko nuk mjafton për ta provuar.



Etiketa: , ,

Pas