Bëhet fjalë për Sarah Gordy, britaniken 43 vjeçare e cila ka ‘mposhtur’ Sindromën Down. Ajo jo vetëm që ka realizuar një karrierë të bukur në industrinë e filmave dhe radiodramave përmes të cilave ka dhënë mesazhe të fuqishme për trajtimin e njerëzve me çrregullime mendore dhe fizike, por arritjet e saj shkojnë shumë më larg se kaq.
Kulmin e suksesit të saj ajo e ka arritur në vitin që sapo lamë pas, ku së fundi është diplomuar në një prej universiteteve britanike. Ajo ka marrë titullin Doctor Honoris Causa dhe tashmë është një Doktore në fushën e Drejtësisë, duke u bërë kështu personi i parë me Sindromën Down i diplomuar.
Fjalimi i saj në ceremoninë e diplomimit ka qenë emocionues po aq sa edhe sfidues.
Ja si është shprehur Sarah: ‘Shtegëtimi im ishte një shtegëtim i papritur. Kur isha e vogël, prindërit e mi ishin të shqetësuar se unë do të isha e paaftë të ecja, se nuk do të mundja të flisja. Shumë njerëz të tjerë mendonin se do të kisha një jetë të limituar dhe të shkurtër. Por tani unë nuk flas, unë veproj! Unë jo vetëm flas, por edhe bëj fushata! Une jo vetëm ec, por madje edhe kërcej! Nëse unë do të kisha besuar ato çfarë besonin njerëzit, për ato që unë nuk mund ti bëja, atëherë unë nuk do të kisha bërë asgjë. Dhe as nuk do të qëndroja sot këtu përpara jush, për t’ju thënë: ‘Ne ja dolëm’! Model frymëzimi!’.