fbpx

Aktualitet

Shtëpia e Hitlerit do kthehet në rajon policie





               Publikuar në : 14:09 - 20/11/19 |
mapo.al

Qeveria austriake ka vendosur ta kthejë shtëpinë e lindjes së ish-liderit të nazistëve, Adolf Hitler, në një rajon lokal policie. Fati i ndërtesës ishte çështje debati prej dekadash, pasi kërkohej të shmangej kthimi i saj në një vend pelegrinazhi apo edhe të shembej totalisht.


Pas debatit disavjeçar rreth të ardhmes së banesës në qytetin të vogël kufitar të Braunau am Init, ministria e brendshme austriake njoftoi se banesa nuk mund të jetë një vend pelegrinazhi për turistët.



“Shfrytëzimi i ndërtesës nga policia lëshon sinjalin e pagabueshëm se ajo nuk duhet kurrë të ringjallë kujtesën e socializmit nacionalist, të doktrinës së Partisë Naziste gjermane,” deklaroi ministri i brendshëm austriak, Volfgang Peshorn.



Etiketa: ,

Pas