Aktualitet

Shtëpia e Maks Velos shpallet “Monument Kulture”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:12 - 09/05/20 |
mapo.al

Banesa e intelektualit dhe artistit, Maks Velo, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë merret në mbrojtje nga shteti dhe shpallet “pasuri kulturore”.


Lajmin e bëri të ditur, Ministria e Kulturës, e cila tha se në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në Rrugën “Hoxha Tahsin”.


“Në bashkëpunim edhe me pronarët e banesës, të cilët duhet të resektojnë të drejtat dhe detyrimet, që përcakton Ligji nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i hapet udhë muzealizimit të shtëpisë së Maks Velos, që garanton ruajtjen të pacenuar të trashëgimisë intelektuale dhe artistike e tij“, thuhet në vendimin e Ministrise se Kultures.


Tashmë janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti.


Maks Velo u nda nga jeta në datën 7 maj 2020, në moshën 85-vjeçare.

I nderuar me titullin “Mjeshtër në Arkitekturë”, Maks Velo ka projektuar disa objekte jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet të tjera të vendit; është autori i një numri të madh pikturash, të ekspozuara në Shqipëri e jashtë vendit.

Përmes një serie veprash letrare, memuaristike e dokumentare ai është një dëshmitar i dorës së parë, i një periudhe të errët të historisë së vendit tonë, si një i mbijetuar i burgjeve të komunizmit.


Etiketa: ,

Pas