Bota

Shtëpia kushton 1 euro në këtë qytezë të bukur italiane














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:28 - 17/01/19 |
mapo.al

Një ofertë që nuk mund ta refuzoni. Qyteti siçilian ka nxjerrë në shitje shtëpi me vlerë vetëm 1 euro! Shtëpi të vendosura në një kodër, me pamje mahnitëse nga Mesdheu. Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë.






Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë të papërfillshme vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha, raporton A2 CNN.


Sambuca nuk është qyteti i pari në Itali që ofron një marrëveshje të tillë, duke joshur pronarë të rinj të shtëpive.





Giuseppe Cacioppo, zëvendëskryebashkiak i Sambuca tha: “Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë!”



Lexo edhe :  Koronavirusi në Itali - Mbi 9 mijë raste të reja, shqetëson Lombardia

Kushti është që pronarët e rinj duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh.


Pasi ata do të kryejnë rikonstruksionin e banesës, atyre iu rikthehet depozita prej 5 mijë eurosh.

Cacioppo thotë se blerësit nuk do të zhgënjehen. “Sambuca njihet si një qytet i bukur”, thotë ai.

<
>
sic1 sic2 sic3 sic4
1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas