Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

 Shtëpia

by ro ot
29/06/2019
in Mapo Letrare
0

Jonas Hassen Khemiri

Shtëpia



Fqinji ngre kokën pas gardhit dhe pyet se kush jam dhe çfarë po bëj këtu.

* Mirë se vini! Uluni poshtë! Qetësohuni! Unë të premtoj, se ju nuk duhet të ndIheni të frikësuar! Vetëm një shtypje e butonit të alarmit, dhe ata janë këtu për tridhjetë sekonda.

* Fqinji kërkoi falje, dhe ai shpjegoi se çdo gjë që ka ndodhur, është e natyrshme, se kjo ka të bëjë më një dyshim të vogël ndaj njerëzve që ata nuk i njohin.

* Unë gjithashtu kisha në mendje një pamje të qartë se si do të jetë këtu.

Po, por ti e di, më shumë se në një film. Rrjeta të trasha çeliku, VC të papastra në qoshe, shtretër në kate dhe dushe të avulluara ku njeriu duhet të jetë i kujdesshëm për të mos i rënë sapuni. Dhe unë mendova se do të duhet të shkoja rreth e rrotull me një brisk të rrojes në

gojë njëzet e katër a shtatë që të jem gati. Por ti mund ta shohësh vetë. Kjo më shumë i ngjan një bujtine. Njerëzit këtu vijnë shpesh. Toaletet janë të pastra. Këtu gjendet edhe një punishte ku njeriu mund të bëjë gjëra prej druri. Si duket, unë jam më fat ngaqë kam patur rastin të gjendem këtu.

* Fqinji më ftoi për kafe, ne jemi shoqëruar duke u shëtitur kodrës me zhavorr, ai mbyll derën e dhomës së punës dhe kthehet në kuzhinë dhe vë aparatin për kafe. Tragjike, thotë ai, dhe tund kokën. Ajo është aq tragjike, çfarë ka ndodhur.

* Tre muaj e tri ditë kanë mbetur. Por është qetësi. Unë nuk mendoj shumë për këtë. Më pëlqen mjaft dhe ndihem mirë këtu. Dakord. Është një kohë e gjatë. Por, unë nuk do të duhej të shqetësohesha për sa i përket pagesës së qirasë. Çfarë do të dish ti? Të filloj me faktin se si e kam njohur Samuelin? Doni të dëgjoni versionin e shkurtër apo të gjatë? Zgjidhe ti vetë! Unë e kam në dispozicion gjithë kohën e botës.

* Fqinji vë përpara gota të bardha e të vogla, pastaj vë biskota-balerina në një pjatë. Me cilin njeri tjetër ke biseduar lidhur me këtë, pyeti ai. Për këtë ka shumë thashetheme këtu në lagje. Disa thonë se Samueli ishte nën depresion dhe këtë e kishte planifikuar një kohë të gjatë. Të tjerët thonë se ai ishte vetëm një aksident. Disa e fajësojnë për çdo gjë vajzën që ishte me të, si ishte emri i saj? Laida? Saida? E saktë, ashtu, Laide.

Ca të tjerë dyshojnë se ai ishte gabim i madh i mikut të vjetër të Samuelit, ku ai tani ishte në

burg, ai që bënte çdo gjë për pará.

* Takimi ynë i parë me të ishte në shkurt të vitit 2009.

Unë isha në një shëtitje me Hamzain. Ai ishte informuar se një person i veçantë ndodhej në një festë private në Liljeholmen. Ne shkuam atje, ai bëri një zile, pastaj një vajzë e hapi derën, por nuk mund ta mbyllte atë, sepse Hamzai e vuri këmbën e tij në boshllëkun e derës dhe vazhdoi me të folurit e tij sikur ne e njihnim dikë që e njihte ndonjërin dhe ne kishim ardhur në festën e saj lidhur me banesën e re. Dhe, më në fund, ajo na liroi dhe ne u futëm brenda në të nxehtë.

* Fqinji zbrazi kafenë nëpër gota, duke zgjatur para nesh pjatën e biskotave dhe duke na thënë se ai nuk e njihte sa duhej Samuelin.

Gjyshen e tij, megjithatë, unë e njihja atë, tha ai. Nëse njeriu jeton me fqinjët më tepër se njëzet vjet, atëherë ata duhet ta njohin njëri-tjetrin, kjo është e pashmangshme pra. Ne e kishim zakon të përshendeteshim kur takoheshim poshtë afër kutive postare. Dhe e pyesnim njëri-tjetrin se si ishim, bënim komente për kohën. Një ditë ne bënim një bisedë të gjatë për avantazhet dhe disavantazhet e instalimit të ngrohjes gjeotermale.

Ajo ishte një grua e mirë. E ndershme dhe e drejtë, kokëfortë dhe vetjake.

Është me të vërtetë një mëkat që kjo përfundoi siç e bëri ajo.

* Kam ndjekur Hamzain në atë apartament luksoz. Ne shkuam nga dhoma në dhomë, u bëmë shenjë me kokë dhe i përshëndetëm njerëzit të cilët shikimin e mbanin poshtë në parket, në vend se të na e kthenin përshendetjen.

Veten e pyesja se çfarë bënim ne në këtë festë me këta njerëz të cilët nuk dukeshin si njerëz që do të kishin biznes me Hamzain. Djemtë ishin me xhaketa dhe vajzat mbathur me këpucë, frigoriferi kishte ekran digjital dhe mundësi për krijimin e akullit. Mendova se kjo do të largohej shpejt dhe ishte e nevojshme që Hamzai ta gjente personin e duhur për të bërë atë që duhej bërë dhe se unë do të qëndroja pranë për ta sinjalizuar se kjo nuk ishte kohë e përshtatshme për të diskutuar.

* Fqinji ngre një gllënjkë kafe dhe e kthen fytyrën drejt tavanit për ta gjerbur më lehtë atë. Hera e fundit që e kam parë Samuelin? Ajo ishte kur ai qekëtu për të marrë makinën. E mbaj mend atë sikur të kishte qenë dje. Ishte një mëngjes i një të enjteje, kishte rënë shi gjatë natës, por tani shiu ishte ndërprerë. Unë isha ulur dhe po dëgjoja radion kur e pashë që dikush poshtë fshihej përrreth kutive postare. Unë u ngrita dhe eca në drejtim të dritares për të patur një shikim më të mirë.

* Në dhomë e ditës ishte gjallëri nga muzika. Njerëzit vallëzonin si kukulla reklamash. Ata kishin një buzëqeshje si figura Lego. Por, në mes tyre ishte edhe vetë Samueli. Dhe mendimi im i parë rreth tij ishte, se ai kishte epilepsi. Sepse ai po e përcillte taktin e muzikës shumë të lartë. Pastaj, ai ra në gjunjë dhe filloi të kërcente si një

lojtar kitare. Pastaj, ai tundi kokën e tij anash, sikur të ishte duke luajtur me ndonjë kambanë kishe. Ishin edhe dy orë deri në mesnatë dhe Samueli vallëzonte sikur të ishte kënga më e mirë në botë për këtë fund.

* Fqinji lëvizi dhe qëndroi pranë dritares. Këtu qëndroja unë. Mu këtu. Ora ishte nëntë pa njëzet. I hedh një sytë poshtë, diku jashtë dhe shikoj nga kutitë postare. Telefonin e mbaja në dorë. Dhe nëse do ishte dikush që nuk e njihja apo që nuk e kisha parë asnjëherë, unë kam një numër të veçantë ku do të telefonoja. Por shpejt e pashë se aty ishte Samueli. Ai erdhi deri në kodër me gazetën lokale dhe disa fletushka në dorë. Ai kishte të veshur një xhaketë dhe një këmishë nën mantelin e tij të zbërthyer. Ai ecte ngadalë dhe me fytyrë për toke.

* Hamzai vazhdoi më tutje. I ndjekur nga unë. Ne e kemi gjetur personin e duhur, kishim një bisedë të shkurtër, kartëmonedhat ndërruan pronarin, çdo gjë shkoi shpejt dhe pa probleme. Kur mbaruam, Hamzai dëshironte që të shuante etjen.

Vazhduam drejt kuzhinës. Hamzai mbushi dy pije për vete dhe një për mua. Ai zbrazi gotën e parë dhe u dridh si një figurë e filmave vizatimor. Pastaj qëndruam të heshtur. Askush nuk fliste me ne. Dhe as ne nuk i thamë asgjë askujt. Ndonjëherë shikonte në kuzhinë ajo që e kishte organizuar festën se mos vallë dikush nga ne kishte prekur gjë.

* Fqinji tregoi diçka me gishtin e tij tregues të shtrembër. A e shihni këtë mështekën? Ai qëndroi atje për një kohë. Ai i vështroi ato kurora drunjsh të djegur dhe shtëpitë e dëmtuara nga rryma elektrike.

Mbaj mend dhe kujtoj se ai dukej zakonisht i zverdhur në fytyrë.

Ai ngriti njërën dorë lart dhe e vendosi lehtë në faqen e tij, sikur ai donte të zgjonte vetvetën, ose ndoshta të ngushëllonte vetveten.

* Pas disa minutash erdhi në kuzhinë Samueli dhe një vajzë. Samueli kishte unaza djerse në këmishën e tij, vajza ishte e veshur me një batanije të kuqe pa vrima në krahë. Ajo foli për planet e mbrëmjes, ishte një klub në Reisen dhe një DJ që ishte i mirë, dhe pastaj edhe një që e quanin festa “Kot-Karro” në kurorën e ditës së Shën Gjinit.

Samueli përshendeti me kokë dhe e mbushi gotën e tij. Unë mendova se ai ishte muskuloz, por ishte si një hark shigjete. Hamzai shkoi në tualet. Unë ende qëndrova aty vetëm. Tani ishte momenti i përshtatshëm për të thënë diçka. Këtu njeriu mund ta zgjasë dorën dhe të prezentoj vetveten sipas mënyrës që njerëzit e bëjnë këtu kur takohen në festime të tilla. Si është situata, do të mund të thoja unë. Çfarë ndodh? Si e njihni ju atë që e ka organzuar këtë festë? Kush është DJ që luan në Reisen? Cila është adresa e saktë e ”Kot-Karros”? Por unë nuk thashë asgjë. Unë vetëm qëndroja atje dhe mendoja se duhej të thoja diçka. Për aty pastaj unë nuk isha i mësuar ta dëgjoja zërin tim siç isha tani.

* Fqinji përsëri u duk dhe mbushi filxhanat me kafe. Dhe pas kësaj kaloi një çerek. Kur Samueli erdhi në shtëpi nga oborri, mbante një qese plastike që ishte e mbushur plot dhe që dukej sikur dorezat do të këputeshin nga pesha. Ai, qesen plastike të mbushur e vuri në

ulëset e pasme dhe vetë do të ulej pas timonit, por ai më pa mua. E ngriti dorën e tij dhe e tundi në drejtimin tim.

* Miku i Samuelit doli jashtë për të thithur një cigare. Samueli filloi t’i hapte dhe t’i mbyllte sirtarët e kuzhinës.

– Ti nuk e di se ku ka thika kuzhine? – më pyeti ai mua.

Unë ia tregova vendin e thikave të kuzhinës.

– Falemnderit.

Samueli mori një shalqi nga pjata e frutave, e ndau në mes, dhe më pyeti nëse unë doja të merrja një copë. Unë pohova me kokë.

Pastaj ai bëri një shëtitje në kuzhinë dhe të gjithë të pranishmëve u ofroi nga një pjesë të shalqirit për ata që dëshironin.

– Thuaj festë, tha ai kur u kthye.

Unë e pohova me tundje të kokës.

– Pastaj do vazhdojmë më tutje?

Unë ngrita supet.

– Dëshiron të provosh një gjë të ftohtë? Këtu vë dorën tuaj, këtu poshtë.

Samueli e mbante shalqirin e përgjysmuar. Unë mendoja me vete se ai ishte plotësisht i shëndoshë.

– Po, unë premtoj, pra bëj atë.

– Pse? – i thashë unë.

– Ti do ta mbash në mend këtë.

Dhe vërtet, pa e ditur pse, unë e kisha shtrirë dorën dhe e kisha vënë atë në shalqi.

– Si ndihesh? Ishte si shkumë? Ishte bukur? Tani është radha ime.

Nuk ndjeva asgjë të veçantë. Lagësht. Dhe kërcëlluese. Unë nxora dorën nga shalqiri dhe Samueli e vuri të tijën.

Të tjerët në kuzhinë shikonin nga ne sikur të kishim përshurrur në lavaman. Por Samueli vetëm buzëqeshi dhe pyeti nëse edhe ata gjithashtu donin për të provuar.

– Ju do të zhgenjeheni, tha ai kur ata tundën kokën.

* Fqinji psherëtiu. Ai qëndronte atje. Pranë Opelit të gjyshes së tij. Por, me dorën e ngritur bëri një përshëndetje. Dhe unë isha gati t’ia ktheja atë. Por, pastaj, kur unë pashë kopshtin e mbushur ku, shumica e asaj që kishte mbetur, kishte qenë trapazan i gjyshes së tij, ato të zezat e fiksuara, të djegura në strehën e garazhit tim. M’u kujtua dhe thashë, sa keq do të ishte në qoftë se era do të kishte rënë në ndonjë anë tjetër. Unë e hodha shikimin diku larg. Por kjo ishte më e vështirë sesa që e mendoja unë. Pothuajse isha i detyruar të veproja kështu, në mënyrë që dora nuk do të levizte vetë (të shtypja dorën e djathtë me të majtën). Disa gjëra janë aq thellë të rrënjosura, saqë është e pamundur t’i ndalosh. Njeriu ka bërë një jetë të tërë, dhe pastaj ata vetëm rrinë aty të ulur. Është sikur ke të bësh me seksualitetin.

(Vijon në suplementin tjetër)

Përktheu: Sokol Demaku

 

 

‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑‑

 

 

* Samueli fshiu dorën e tij dhe e prezantoi veten. Unë nuk dija se çfarë emri do të zgjidhja për t’u prezentuar kur isha në shëtitje me Hamzain dhe kurrë nuk e kam thënë emrin tim të vërtetë. Njëherë unë e quajta veten “Orjan”. Në një tjetër rast unë e paraqita veten si “Travolta”. Kur ne shkuam në një festë private në Jakobsberg, në kërkim të dy motrave

binjake, ngaqë kisha marrë pará hua për të shpëtuar sallonin e parukerisë së tyre, unë e quajta veten “Holabandola”. Unë mund të thoja çfarëdo pasiqë, kur shikoja, në një mënyrë askush nuk guxonte të pohonte se emri i tij nuk ishte emri i saktë. Por, kur Samueli e prezentoi veten, unë u paraqita me emrin tim të vërtetë. Unë isha bërë gati për pyetjet shtesë. “Çfarë the ti? Vanbab? Van Damme? Ëhë, mirë, Vandad. Nga vjen ky njeri? Çfarë do të thotë kjo? Nga vijnë prindërit tuaj? Kanë ardhur ata këtu si refugjatë politik? Ti ke lindur këtu? Je i plotë apo gjysmë? E ndjen veten suedez?

Sa ndihesh ti suedez? A hani mish derri? Si duket ju e ndjeni veten suedez? Ju ndoshta do ktheheni përsëri? A keni udhëtuar ndonjeherë për në vendlindje? Si ndihesh kur udhëton për në vendlindje? Ndoshta këtu ndiheni si i huaj, dhe, si suedez ndiheni kur jeni atje në vendlindje? ”

Kur njerëzit vënë re se unë nuk dua të flas për preardhjen time, ata provojnë të më pyesin për ushtrimet që bëj, a i pëlqej proteinat ose çfarë mendoj për MMA-në.

* Fqinji shtyn mënjanë filxhanin e kafesë dhe kollitet. Në retrospektivë unë mendoj se kështu mund t’ia kthej mbrapa. Çfarë Dallimi do të kishte? Ndoshta fare. Dita e Samuelit kishte filluar në një mënyrë të bukur, por të vogël. Ai kishte qenë me një humor pak më të mirë, sesa kur ai u largua nga trafiku. Por mua nuk më kujtohet nese kjo ishte hera e fundit që ishim takuar.

* Samueli ishte pak më ndryshe. Samueli përpiqej të mos flisnim për origjinën apo ushtrimet që bënim. Samueli e tha vetëm këtë:

– Vandad? Si Shahu që luftoi kundër Xhingis Kanit?

Rëndë.

Pastaj për dhjetë minuta ata bënë një monolog midis tyre.

Ai tha se zero pikë kanë pesë për qind e njerëzve në botë të cilët e ndajnë ADN-në me Xhingis Kanin, vetëm për arsye se ai e ka patur organin gjenital me prerje dhe ka përdhunuar aq shumë vajza. Ai tha se Perandoria e Xhingis Kanit ishte historia më e madhe e botës, dhe se mongolët në atë kohë kanë vrarë mbi dyzet milionë njerëz. Ai tha se mongolët i dënuan burrat koprracë të fshatit duke i

hedhur poshtë, duke i tretur, duke i nxehur si flori trupat e tyre derisa skuqeshin. Unë nuk e kuptoja pse ky person i vockël bisedonte me mua në lidhje me mongolët dhe as nuk e kuptova pse po e degjoja. Por kujtoj se ishte diçka për të cilën flisnim me njëri-tjetrin diçka krejt ndryshe. Ne kurrë nuk e përmendëm punën, adresat apo fillimin. Ne vetëm biseduam për armët e mongolëve, teknikën e tyre të luftës, besnikërinë e tyre dhe për kuajt e tyre. Ose. Më në fund, ishte Samueli ai që fliste dhe unë ai që dëgjoja. Por, kur ajo që e kishte organizuar festën erdhi në kuzhinë dhe na pa në atë bisedë të thellë, në një menyrë ishte shikimi i saj që të më eleminonte mua.

Mua më pëlqente shikimi i saj.

– Ti si i di të gjitha këto? – e pyeta, duke menduar se ndoshta ai punonte si mësues i historisë.

– Unë nuk e di, tha Samueli dhe buzëqeshi. Unë mendoj se kjo vjen nga ndonje lojë me kompjuter. Unë kam një kujtesë të çoroditur e të mallkuar.

Disa gjëra vetëm mbërthehen.

– Edhe pse kryesisht shumica prej tyre zhduken, tha mikja e tij e veshur në të kuqe me nje batanije, e cila u kthye nga ballkoni me një re tymi të duhanit.

* Fqinji shkundi disa pupla nga mbulesa e tavolinës dhe tha se ai me siguri nuk ishte si disa të tjerë në lagje.

Unë nuk kam asnjë paragjykim kundër njerëzve nga vende të tjera.

Unë kurrë nuk e kam kuptuar faktin se kulturat e ndryshme ne duhet t’i izolojmë nga njëra tjetra. Unë i adhuroj udhëtimet. Që nga koha kur unë kam dalë në pension, muajt e dimrit përherë i kam kaluar jashtë vendit. Ushqimi indian është shumë i shijshëm. Ka këtu një djalë që ka punuar në repartin e peshkut në supermarketin “Konsum”, i cili vjen nga Eritrea, dhe

ai është me të vërtetë shumë i këndshëm. Dhe unë nuk kam pasur asnjë problem që të pranoj njerëz të rinj në shtëpinë e gjyshes së Samuelit. Nuk më ka prekur mua fare nëse disa nga gratë kishin mbulesë.

Por nuk më pëlqente që ata bënin skarë në ballkon dhe i hidhnin qeset e mbeturinave të tyre në koshin e plehrave të mia. Por kjo, natyrisht, nuk kishte të bënte me prejardhjen e tyre.

* Kur Hamzai u kthye në kuzhinë, ndryshoi atmosfera. Njerëzit mbanin gotat afër trupit të tyre.

– Gati? – pyeta unë.

– Bëj seks me homoseksual në pyll? – tha ai.

– Pse, homoseksualët bëjnë seks në pyll? – pyeti Samueli.

– Eh, kjo është një fjalë e urtë e ndyrë ” – tha Hamzai. Lexoje kështu një libër se ti do të shkëlqesh me injorancën tënde.

Hamzai dhe unë u tërhoqëm lart, unë vura re se në çfarë gjendje shpirtërore ishte ai, kishte diçka në trup, dhe kjo do të ishte një natë e gjatë.

Unë kisha të drejtë, para se mbrëmja të përfundonte, ndodhën disa gjëra, por unë nuk mund të them me saktësi se çfarë, por unë e mbështeta atë dhe e zmbrapa, unë nuk dështoj asnjëherë, unë kam thënë se do të jem gjithë kohën me të dhe kam qenë më të vërtetë tërë kohën me të, kam mbrojtur shpinën e tij, isha besnik i tij si një mongol. Por, në rrugë e sipër për në shtëpi, unë i premtova vetes se do të përpiqem për të gjetur një mënyrë të re për ta paguar qiranë.

* Fqinji më merr për dore dhe më uron fat duke u përpjekur të ma rikujtojë ditën e fundit me Samuelin. Në qoftë se unë do të jap ty ndonjë këshillë, ajo është thjesht për ta mbajtur. Vetëm më trego drejt se çfarë ka ndodhur lart dhe poshtë. Unë kam lexuar fragmente nga librat tuaj të tjerë, ku ti ndihesh se ke pasur vështirësi për veten tënde.

 

Përktheu: Sokol Demaku

 

Tags: Jonas Hassen Khemirishtëpia

JU SUGJEROJME

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore
Kryesore

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore

17/12/2022
Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS
Kryesore

Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS

16/11/2022
Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë
Kryesore

Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë

12/11/2022
“Tri Format e Mendimit”, Arben Imami: Nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë
Kryesore

“Tri Format e Mendimit”, Arben Imami: Nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë

10/11/2022
Next Post
Pavdekësia e krijuesit

Pavdekësia e krijuesit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In