Ish- kryeministri Sali Berisha doli në përkrahje të një grupi qytetarësh shkodranë, që po protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre për zgjerimin e stadiumit të qytetit.
Sipas Berishës, shtëpitë e tyre nuk po ua merr UEFA, por mafia.
“Ju bëj thirrje qytetarëve të mos besojnë mashtrimet e Ramës, premtimet e tij për kompensim të drejtë, pasi ato janë si legalizimet dhe shëndetësia falas etj, etj. Kurse pretendimi se ndërtimin e parkingut në sheshin që do hapet nga shembja e shtëpive të tyre e kërkon UEFA, është thjesht një trillim banal, sepse këtë gjë nuk e kërkon UEFA, por e kërkon mafia qeveritare, e cila në sheshin që është i lirë ngjitur me stadiumin ka vendosur të ndërtojë pallate,” shkruan Berisha.