Opozita e bashkuar dogji mandatet në shkurt të këtij viti, por shpejt vendet në parlament filluan të mbushen nga “lista shumëemërore” e kandidatëve. Sot pas 3 muajsh janë ulur në karriget e sallës plenare, 23 deputetë të rinj nga radhët e PD dhe 17 nga LSI-ja.
Teksa shihet se LSI-ja ka plotësuar gjithë vendet, nga PD-ja janë plotësuar vetem 23 vende. Sot KQZ bën të ditur se lista e kandidatëve ka shterruar. Pra nuk ka më kandidatë që kanë bërë kërkesë për të pranuar mandatin e deputetit. Kësisoj kanë mbetur bosh 18 karrige në parlament.
Pra nga 140 ulëse, kemi aktualisht 122 mandate parlamentare. Tashmë pritet për tu parë se çfarë do të bëjë Presidenti Meta. Kujtojmë se pak ditë më parë Dule i kërkoi Presidentit Meta të shpërndajë parlamentin, kjo për shkak se Kushtetuta thotë se parlamenti përbëhet nga 140 deputetë.