Aktualitet

Shtet mafioz/Gjylameti: Askush s’e beson gazetën gjermane “Bild”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:16 - 15/05/19 |
ro ot

Gazeta më e madhe gjermane Bild shkroi dje se Shqipëria është “një shtet kaotik në duart e gangsterëve”. Por për PS-në ky shkrim është i pabesueshëm. “Dëshmitarë për ato çfarë shkruheshin, ishin një një ish ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës”. Kështu deklaroi sot kryetarja e PS-së në Tiranë, Blerina Gjylameti.


Sipas saj “ata qe paguajne para per te nxire imazhin e Shqiperise ne bote, per te goditur ekonomine dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenare per zullumet qe i bejne Shqiperise. Eshte e vertete, artikuj si ai i djeshmi ne gazeten gjermane, i bejn dem imazhit te vendit jashte.


Ne Shqiperi askush nuk beson vertetesine e nje artikulli ku deshmitare jane nje ish-minister i opozites dhe nje gazetar i oborrit te opozites.


Fatkeqesisht, prej parave te pista, te ardhura nga vende te huaja (dhe kjo piste eshte nen hetim serioz), perfaqesues te opozites duan thjesht dhe vetem te botojne ne media nderkombetare balten dhe shpifjen qe recitojne cdo dite ne Shqiperi.


Kjo eshte strategjia e opozites, e cila pa vizion dhe program per te ardhmen do vetem te djege e te shkrumboje te tashmen”, ka deklaruar Gjylameti.

‘Shtet mafioz në duar gangsterësh’: Akuza e Bild për qeverinë ‘Rama’

 


Etiketa: , , ,

Pas