Izraeli do të izolohet për të paktën 3 javë, duke filluar nga dita e premte (18 shtator).
Vendimi u mor pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus. Kështu, Izraeli bëhet vendi i parë në botë që rivendos karantinën.
Megjithatë, masat izoluese këtë herë nuk do të jenë aq ekstreme sa në rastin e parë, duke lënë disa hapësira për aktivitete ekonomike, ndërsa shkollat do të mbyllen.
Izraeli rikthen karantinën pas një beteje të ashpër brenda qeverisë, e cila nisi me dorëheqjen e ministrit Yacoov Litzman. Kundër masave të reja, ai gjithashtu njoftoi se partia ku bën pjesë mund të largohet nga koalicioni, duke rrezikuar rrëzimin e qeverisë.
Ditët e fundit, rastet e reja në Izrael kaluan nivelin e 4 mijë peronave në 24 orë. Drejtuesit e shëndetësisë ngritën alarmin se me shifrat aktuale, sistemi shëndetësor mund të përfundojë në kolaps.