Aktualitet

Shteti ka rënë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:33 - 20/04/21 |
Luçiano Boçi

Një grup i organizuar që investohet për të shkelur ligjin, është bandë kriminale. Kur këtë e bën Qeveria, shteti ka rënë. Zbulimi më i fundit i përfshirjes së Kadastrës në fushatë, kësaj here duke mashtruar qytetarët që presin legalizimin e banesave të tyre, përfundimisht e rrëzoi shtetin.





Edi Ramës nuk i mjaftoi përfshirja ligjërisht kriminalizuese e mijëra policëve, ushtarakëve, punonjësve të administratës në listat e patronazhit që partia socialiste ka ngritur si një kurth njerëzor për të kapur votat e hallexhinjve. Nuk mjaftoi presioni i atyre që po blejnë vota duke shitur shërbime që nuk i kontrollojnë, as kanë tagër t’i japin. Nuk i mjaftoi shpërdorimi i aksesit në të dhënat personale të miliona qytetarëve shqiptarë, që e paguajnë atë për t’jua ruajtur privacinë dhe jetën.


Edi Rama ka një muaj që ka planifikuar këtë mashtrim masiv, i cili synon të rrënojë banesat e 100 mijë familjeve dhe të nxjerrë në rrugë 500 mijë njerëz – pasi t’u ketë marrë dhe votën duke u tallur me shpresat e tyre.





Këtij maskarallëku të fundit prej mashtruesi ordiner i shtohet lajmi se shumë pagesa për vota janë bërë me lekë fallso. Agjensitë e sigurisë në Shqipëri kanë pasur informacion se në vend kanë hyrë mbi 16 miljon euro fallso. Këto para’ me gjasë po shpërndahen për të blerë vota.



Por nuk janë falso 50 mijë lekshat e Erion Velisë që JOQ ka nxjerrë me zarfat mavi që u janë shpërndarë njerëzve me firmën e sejmenit të Edi Ramës. Mesazhi “Miqësisht Erion Velia” meriton burgun!


Shqiptarët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm se çfarë rrace maskarenjsh kanë përballë në këto zgjedhje!

Duhet të ishte prokuroria që i nxjerr ata nga zyrat me pranga në duar përpara ditës së votimit. Nëse ajo nuk e bën, do ta bëjë opozita! Me votë! Me dinjitet!

Sot shteti ka rënë!

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas