Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shteti më i pasur në botë që nuk ka aeroport

by mapo.al
30/01/2019
in KMR
0

Pasi u plaçkit dhe u shkretua gjatë dy luftërave botërore, kombi i vogël i Lihtenshtajnit e pa veten në një krizë financiare, dhe përpiqej të mbijetonte me ekonominë të bazuar pothuajse të gjithën në bujqësi, ndërsa familja mbretërore u detyrua të shesë pikturat.

Por sot, fiks 300 vite pasi është shpallur principatë e pavarur, Lihtenshtajni ka të ardhurat më të mëdha për frymë, duke bërë që banorët e tij të jenë më të pasurit në botë për sa i përket raportit të PBB për kokë.



E megjithatë, vendi me gati 40 mijë banorë nuk ka as aeroport, as sistem hekurudhor. Punonjësit shkojnë me autobusë në punë, si i vetmi mjet i transportit publik. Veç kësaj, jo vetëm që nuk ka dalje në det, po nuk kanë as fqinjët që e rrethojnë.

Por si e arriti atë nivel pasurimi një vend kaq i vogël, me vetëm 160 kilometra katror? (Tirana si qark është rreth 1600 kilometra katror)

Vendi me pasurinë më të madhe për frymë ka taksa mesatare për korporatat prej 12.5%, nga më të ulëtat në kontinent, dhe shumë kompani kanë hapur zyrat në kryeqytetin e vendit, Vaduz.

Pavarësisht kushteve gjeografike, Lihtenshtajni ndjek politika globaliste dhe mirëpret bashkëpunimin me kultura të huaja. Në fakt, një e treta e banorëve në Lihtenshtajn janë të huaj.

Por ky transformim zgjati të paktën një shekull. Lihtenshtajni ka qenë një shtet i pavarur që në kohën e Perandorisë së Shenjtë Romake, por më pas u lidh me perandorinë Austro-Hungareze.

Pas Luftës ë Parë Botërore, kur kjo perandori u shpërbë, bashkë me sistemin e vet monetar, Lihtenshtajni mbeti shumë i varfër. Në këtë pikë dëshpërimi, vendi krijoi një union monetar me Zvicrën, në vitin 1924, gjë që i mundësoi të zhvillohet në një shtet modern e industrial.

Pika më tërheqëse ka qenë niveli i ulët i taksave për kompanitë. Në vitin 1955, Lihtenshtajni mburrej si vendi ku njerëzit jetonin pa u munduar nga taksat, dhe premtonte se kjo liri kaq e bukur do t’u ofrohej dhe kompanive që do të investonin atje, bashkë me natyrën e bukur.

Por ndryshimi nuk erdhi dhe aq shpejt sa ç’dëshironin. Në vitet 1960, familja që drejtonte vendin u detyrua të shiste pikturat shumë të shtrenjta. Por në vitet 1970, ekonomia nisi të lulëzojë.

Kohët e fundit Lihtenshtajni ka pasur presion ndërkombëtar për mungesën e transparencës në banka e me sistemin e taksave. Kjo gjë e futi në listën e zezë të BE për vendet që nuk bashkëpunonin me hetimet e tyre për evazion fiskal.

Kjo përshkallëzoi në vitin 2009, kur autoritetet gjermane e amerikane u zemëruan nga mungesa e të dhënave për hetime të mashtrimit me taksat.

Edhe sot mbetet një parajsë për taksat. Banka LGT, e cila zotërohet nga familja mbretërore, u quajt nga një nënkomitet në senatin amerikan si një institucion që ndihmonte klientët për të shmangur taksat e për të sfiduar urdhrat e gjykatave.

Veç kësaj, një tjetër gjë që bie shumë në sy në Lihtenshtajn, janë rregullat e shumta për qetësinë në publik. Banorët nuk duhet të korrin barin e shtëpive apo të bëjnë festa jo vetëm në orët e vona, por as nga ora 12:00 e deri në 13:30 gjatë ditës, orar në të cilin punëtorët e kanë pushim. Pra, pushimi i drekës është 90 minuta. Në shkurt, madje, kanë një javë “pushime sportive”.

Ndërsa politika në vend ka qenë shumë konservatore deri vonë. Gratë u lejuan të votojnë vetëm në vitin 1984.

Vendi ka dy princër që udhëheqin, Hans Adam II dhe djali i tij, Alois, i cili merret me anën zbatuese. Ai ka qenë banker dhe llogaritar para se të merrte detyrat e drejtimit të shtetit.

Që nga viti 2003, dy drejtuesit kanë pasur të drejtën për t’u vendosur veto vendimeve parlamentare, të emërojnë gjykatës e madje të shkarkojnë qeverinë. Princat mund të jenë vërtet duke jetuar në kështjellën e largët mbi kodër, por shohin çdo gjë me vëmendje.

Tags: aeroporthekurudhëShteti me i pasur

JU SUGJEROJME

Këto ushqime ju ndihmojnë të flini rehat
KMR

Femrat duhet të flenë më gjatë, përdorin trurin më shumë se meshkujt

22/01/2022
Grupi i gjakut, shihni si ndikon në personalitetin tuaj
KMR

Grupi i gjakut, shihni si ndikon në personalitetin tuaj

19/01/2022
Joga: Kundër stresit, dhimbjeve të kokës e trupit, përfitimet
KMR

Joga: Kundër stresit, dhimbjeve të kokës e trupit, përfitimet

18/01/2022
Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni një engjëll mbrojtës
KMR

Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni një engjëll mbrojtës

18/01/2022
Next Post
E thotë troç, ja kush e ka zhveshur Fatma Methasanin

E thotë troç, ja kush e ka zhveshur Fatma Methasanin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In