Aktualitet

Shteti më i prekur në Europë nga COVID-19, Spanja hap dyert për turistët në korrik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:03 - 25/05/20 |
mapo.al

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert turistëve të huaj.


Ky fakt është bërë i ditur nga ministrja spanjolle e turizmit, Marie Reyes Maroto, e cila pohoi se turistët e huaj mund të rezervojnë nga ky muaj, ndërsa do të hiqet edhe karantina e detyruar dyjavore për ta.


“The Guardian” shkruan se Spanja ka një ekonomi që është shumë e varur nga turizmi, ndërsa ishte ndër vendet më të goditura në Europë për shkak të pandemisë së COVID-19.


Ndonëse qeveria i ka larguar gradualisht disa masa kufizuese, e ka lënë në fuqi karantinën dyjavore për të huajt në përpjekje për ta parandaluar valën e dytë të infektimeve.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas