Nuk gjen qetësi vendi kur kanë mbetur orët e fundit të 2020-ës dhe pritet ardhja e Vitit të Ri.
Pas vrasjes së dyfishtë në Astir, ku humbën jetën dy motra nga breshëria e kallashnikovit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Vlorë.
Mësohet se një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ai është qëlluar me pistoletë nga një 15-vjeçar.
Vlorë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.