Aktualitet

Shtimi i rasteve me koronavirus, në Greqi mbyllen 5 shkolla, 81 në Francë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 17/09/20 |
mapo.al

5 shkolla u mbyllën përkohësisht në Greqi pas evidentimit të rasteve me COVID-19. 3 prej shkollave iu kërkua të mbyllin dyert deri më 18 shtator pasi pjesëtarë të stafit rezultuan pozitivë me koronavirus, ndërsa 2 të tjerat nuk do rihapen deri më 27 të këtij muaji.


Sipas një zyrtari të lartë të Arsimit, në ishullin e Lesbosit, të gjitha shkollat atje do të mbeten të mbyllura deri më 21 shtator për shkak të rritjes së infektimeve në ishull.


Gjithashtu, zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, konfirmoi mundësinë e një izolimi të dytë në disa qytete.



Edhe në Francë është rritur numri i institucioneve të mbyllura si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Në total, 81 shkolla dhe 2100 klasa kanë dërguar nxënësit në shtëpi pas identifikimit të rasteve.




Etiketa: , , , ,

Pas