Policia e Shkodrës ka arrestuar një person i cili është gjetur i shtrirë në gjendje të dehur në lagjen Kiras në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar, atij i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë.
Mësohet se personi i arrestuar është Petrit Isaj.
Policia është njoftuar nga banorë të zonës të cilët kanë dëgjuar të shtëna mbrëmjen e sotme në Shkodër.