Sot është protesta e 8-të kombëtare e opozitës që zhvillohet në datë 8-të. Burimet nga policia thanë se janë shtuar masat e sigurisë, ç’ka do të thotë se do të ketë më shumë efektivë përreth institucioneve, por edhe civilë.
RENEA do jetë e vendosur tek Kryeministria dhe Parlamenti. Sakaq ka nisur vendosja e gardheve metalikë tek të dy këto institucione.
Bëhet me dije se protesta do të nisë sot në orën 19:00 dhe do të vijojnë deri në mesnatë. Ndërsa, Policia ka dhënë leje për mbajtjen e tubimit deri në orën 21:00, por të gjitha gjasat janë që protesta të kapërcejë orarin e policisë.
Ndërkohë sa i përketë skenarit ai do të jetë po i njëjtë, qytetarët do të protestojnë fillimisht para kryeministrisë dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit, ndërsa do të përdoren forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të audio-përgjimeve nga revista “Bild”.