Aktualitet

Shtohen masat e sigurisë pas vdekjes së al-Bagdadit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:12 - 28/10/19 |
ro ot

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se ka rritur vigjilencën pas vdekjes së udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, por nuk ka plane për të ngritur nivelin e alarmit.


Kjo do të bëhej vetëm nëse ekzistojnë informacione mbi kërcënime konkrete dhe të besueshme, që mund të ndaheshin me publikun, thanë zyrtarët.


“Masat tona të sigurisë do të vazhdojnë të jenë të shkathëta, ne do të vazhdojmë të përgjigjemi në çdo moment që mund të ketë kërcënime,” thanë ata.


Deklarata e Departamentit të Sigurisë Kombëtare vjen pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për operacionin e forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë që vuri në shënjestër me sukses dhe eliminoi me dhunë Al-Bagdadin.


Shtetet e Bashkuara kishin ofruar një shpërblim deri në 25 milion dollarë për informacione që do të çonin në kapjen e Al-Bagdadit dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë. Deri tani ekziston vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, për kapjen e të cilit është vënë një shpërblim kaq i lartë./VOA/


LEXO EDHE: 

Trump: Mund të publikojmë video nga operacioni në Siri

Njerëzit e afërm dekonspiruan liderin e ISIS, si u zbulua al-Baghdad


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas