Bashkia e Tiranës fut disa rrugë të reja në listën e parkimeve me pagesë. Kryesisht bëhet fjalë për arterie kryesore në afërsi të Rrugës së Elbasanit, asaj të Kavajës, 21-shit apo rrugës “Bardhyl”. Vendparkimet e reja që bëhen me dhe do të administrohen nga “Tirana Parking”.
Shtimi i këtyre parkimeve ka bërë që të ndryshojnë edhe kufijtë e zonave, mbi bazën e të cilave bëhet edhe tarifimi për shërbimin.
Kështu, zona A ka kufij vijën kufizuese të Tiranës në pjesën veriperëndimore, bulevardi “Zogu i parë” në anën lindore dhe kordoni hyrës në rrugët “Llazi Miho” e “Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në jug deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërsa zona 2 ka këto kufij: bulevardi “Zogu i Parë” në perëndim, vijën kufizuese të qytetit në verilindje, vijon me zgjatimin e bulevardit “Zhan D’Ark” deri në vijën kufizuese në jug.
Zona e tretë nis në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në perëndim, bulevardin “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese në veri dhe vijën kufizuese në pjesën juglindore.
Në momentin që do të përfundojë edhe rikonstruksioni i disa prej akseve në kryeqytet atëherë do të shtohen edhe më shumë numri i parimeve.