Kronika

Shtohen rastet e reja me COVID-19 edhe në Berat, pozitivë familjarët e punonjësve të Ujësjellësit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:43 - 14/05/20 |
mapo.al

Berati regjistron sërish dy raste të reja sot me COVID-19. Për të tretën ditë radhazi ky qytet është aktiv sa i përket koronavirusit por me shifra shumë të ulëta.


Në fakt rastet e sotshme janë rrjedhojë e atyre të djeshme, ku dy punonjës të Ujësjellësit të Beratit rezultuan pozitivë.


Prej dje u kryen 33 tamponë përfshi familjarët e këtyre punonjësve dhe dy prej tyre kanë rezultuar tashmë me COVID-19.


Tashmë me 2 rastet e reja Berati shkon në 5 raste aktive me COVID-19 duke u bërë qyteti i 5-të në Shqipëri me më shumë raste aktive.



Etiketa: , ,

Pas