Aktualitet

Shtohen rastet me Covid në Shtëpinë e Bardhë, preken 12 bashkëpunëtorë të Trump








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:54 - 06/10/20 |
mapo.al

Të paktën 12 njerëz të afërt me presidentin amerikan Donald Trump kanë sot rezultuar pozitivë,  midis tyre disa anëtarë të rinj të stafit. Një pjesë e mirë mori pjesë në një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë (më 26 shtator), shkruan BBC.


I prekur nga koronavirusi rezulton ish-guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, i cili deklaroi të shtunën se iu nënshtrua një kontrolli në spital pasi ishte astmatik.


Ndërsa rasti pozitiv që u komunikua së fundmi është një ministër i krishterë nga Kalifornia, Greg Laurie. Raportohet se Laurie ka simptoma të lehta, dhe se dyshohet se u vendos në kontakt me virusin në një marshim lutjeje në qendër të Washington DC.



Sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany u konfirmua pozitive të hënën, sikundër disa ndihmës dhe senatorë republikanë.


Të dielën, Enany  foli me gazetarët pa maskë në fytyrë. Ajo u shpreh se asnjë anëtar i shtypit nuk ishte cilësuar nga mjekët e Shtëpisë së Bardhë si kontakt i ngushtë me presidentin amerikan.

Lexo edhe :  Shifra tragjike nga Kosova - 19 të vdekur dhe 711 raste të reja me koronavirus

Trump dhe Melania Trump rezultuan gjithashtu pozitivë në fillimjavë. Ata vendosën të komunikonin personalisht me ndjekësit e tyre në mbarë botën, përmes postimeve informuese nëpër rrjete sociale.

Zonja e Parë u shpreh në një deklaratë: Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Sikurse Trump, i cili doli dje nga spitali, Melania po qendron e izoluar në Shtëpinë e Bardhë.

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas