Aktualitet

Shtohen rastet në 6 qytete, shërohen 30% e të prekurve me koronavirus në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:16 - 06/04/20 |
mapo.al

30% e prekurve me koronavirus në Shqipëri janë shëruar. Kështu u shpreh zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. “Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar“, – tha Rakacolli.


Gjithashtu rastet e reja me COVID-19 janë shtuar në 6 qytete. “Kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike“, – theksoi Rakacolli.


Raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit


-3 raste Tirana
-2 Durrësi
-1 Fieri
-1 Berati
-6 raste Shkodra
-3 raste Hasi


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

 

LEXO EDHE:

Koronavirusi në Shqipëri/ 16 raste të reja, shkon në 377 numri i të infektuarve


Etiketa: , , ,

Pas