Aktualitet

Shtohen shifrat, edhe 2 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:18 - 02/07/20 |
mapo.al

Në Klinikën Infektive në Kosovë kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë, të cilët përveç infeksionit me COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.


Në një njoftim thuhet se dje më 1 korrik ka humbur betejën me koronavirusin pacienti F.G, 71 vjeç nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje të tjera shoqëruese.


Kurse sot në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, gjithashtu, me sëmundje të tjera shoqëruese, duke e çuar numrin e jetëve të humbura nga koronavirusi në 56-të.


Gjithsej 59 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, nga të cilat dy janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.


 


Etiketa: , , ,

Pas