Aktualitet

Shtohen të prekurit me koronavirus, rikthehet izolimi në një rajon në Gjermani





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:55 - 23/06/20 |
mapo.al

Autoritetet e rajonit gjerman të Renanisë Veriore-Vestfali rikthejnë masat e kufizimi, pas shpërthimit të rasteve me koronavirus në një fabrikë të përpunimit të mishit.


Mbi 1500 punonjës të fabrikës Tonnies kanë rezultuar pozitivë. Drejtuesi i landit Armin Laschet tha se masat parandaluese në distriktin e Gütersloh, ku jetojnë 360 mijë vetë, do të zgjasin deri në 30 qershor. Ky është hapi i parë i këtij lloji që kur shteti i vlerësuar për menaxhimin e krizës shëndetësore, nisi zbutjen e kufizimeve.


“Qëllimi është të qetësohet situata dhe të shtohen testimet për të parë nëse virusi është përhapur përtej punonjësve të fabrikës, në popullsinë e gjerë. Lokalet, kinematë, muzetë, palestrat dhe monumentet do të jenë të mbyllura”, u shpreh Armin Laschet, kryeministër i Renanisë Veriore-Vestfali.


Restorantet do t’i rikthen shërbimit “take a way”, e do të hyjnë sërish në fuqi masat e distancimit social. Autoritetet e cilësojnë shpërthimin e rasteve në fabrikën e përpunimit të mishit si incidentin më të rëndë të infektimit në vend. Të gjithë punonjësit e impiantit të prekur do të vendosën në karantinë të detyruar, nën mbikëqyrjen e forcave të rendit. Një gardh metalik është vendosur rreth strukturës dhe ushqime po shpërndahen për më shumë se 7 mijë personave që punojnë atje.


Kjo nuk është e vetmja vatër e re e koronavirusit në Gjermani. Një bllok apartamentesh u vu nën karantinë në qytetin e Gotingn dhe policia u mobilizua për të garantuar respektimin e masave, pasi disa banorë u përpoqën të dilnin me forcë. Kreu i Institutit të Shëndetësisë Publike, Lothar Wieler tha se vendi rrezikohej nga një valë e dytë infektimesh, por shprehu optimizëm se do ta parandalonin atë.


Etiketa: ,

Pas