Aktualitet

Shtoi dy kate pa leje tek “Rana e Hedhun”, pranga administratorit të firmës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:11 - 22/06/21 |
mapo.al

Vihet në pranga administratori i një shoqërie ndërtimi në Lezhë, për shkak se akuzohet për ndërtim pa leje.






Sipas policisë në pranga është vënë A.N, 34-vjeç banues në Tiranës.


Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.







Njoftimi i policisë:




Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.



Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ndalimin e shtetasit A. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

Pas