Aktualitet

Shtrëngata shiu/ Njihuni me surprizat e motit sot





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 29/01/20 |
mapo.al

Dita e mërkurë parashikohet sërish me vranësira të dendura. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se në pjesën qendrore dhe veriore, reshjet e shiut të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.


Në jug, reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët. Prej mesditës, reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër, priten reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – perëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.



Temperaturat parashikohen në:


zonat malore 4ºC deri në 10ºC;
zonat e ulëta 7ºC deri në 16ºC;
zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC.


Etiketa: , , ,

Pas