Aktualitet

Shtresa e mesme, koalicioni më i madh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:37 - 24/02/21 |
Klodian Tomorri

Kolegu Andi Bejtja kishte një shkrim provokativ nje dite me pare, i cili prek nje teme shume te rendesishme, por të nenvleresuar ne debatin publik; Pse premtimet elektorale te partive politike nuk targetojne te varfrit? Sado cinike te duket, pergjigja eshte shume e thjeshte. Arsyeja është tërësisht elektorale.






Pese dekada me pare nje ekonomist nga Shtetet e Bashkuara i quajtur Aaron Director, elaboroi nje teze qe me vone do te njihej si Ligji i Direktorit. Sipas tij, grupi që dominon procesin politik ne shoqerite e lira demokratike eshte gjithmone shtresa e mesme. Argumenti eshte shume i thjeshte.


Një forcë politike, që të marrë pushtetin ka nevoje për 50 per qind plus 1 te votave. Nese sheh shperndarjen e popullsise sipas te ardhurave, zakonisht prevalon ligji 30-50-20, ku 30 per qind e popullsise jane te varfer, 50 per qind shtrese e mesme dhe 20 per qind të pasur. E thënë thjesht, menyra me e lehte për të gjetur 50 per qind plus 1 te votave, është shtresa e mesme. Rrjedhimisht premtimet elektorale, por edhe programet qeverisese dizenjohen ne menyre te tille, qe te perfitoje shtresen e mesme, ndërsa kostot të financohen përmes taksave që paguhen nga te pasurit dhe te varfrit.







I pari qe provoi empirikisht Ligjin e Direktorit ishte George Stigler. Permes një paperi influencial ne vitin 1970, Stigler duke studiar buxhetet e dhjetra vendeve provoi se shpenzimet publike financojne kryesisht programet, nga të cilat perfiton shtresa e mesme, por kostoja e tyre financohet nga taksat e të pasurve dhe të varferve.

Lexo edhe :  “Rama fërkon duart” - Lubonja komenton zhvillimet në PD


Tani të kthehemi në Shqiperi. Kush janë përfituesit kryesore nga zerimi i taksave te biznesit të vogel? Kush janë perfituesit kryesore nga heqja e taksave mbi naften, që premton opozita. Kush janë përfituesit kryesorë nga subvencionimi i arsimit publik? Kush janë perfituesit kryesore nga rritja e pagave ne sektorin publik? Pergjigja eshte e lehte. Sa te varfer kane biznese? Sa prej tyre kane automjete? Dhe sa te varfer shkojne ne Universitet. Shume pak. Perfituesit kryesore jane gjithmone shtresa e mesme.



I vetmi program i shpenzimeve publike, qe targeton drejteperdrejte e varfrit eshte ndihma ekonomike. Vetem 40 milione dollare në vit dhe me gjithe premtimet për dyfishim shkon në 80 milione dollarë në vit. Me pak se 2 per qind e shpenzimeve totale te buxhetit.

Koalicioni me i madh politik ne vendet demokratike do te jete gjithmone shtresa e mesme. Dhe ofertat politike te partive do të targetojne gjithmone shtresen e mesme. Madje edhe qeveria e Albinit, qe kolegu Bejtja e permend si qeveri pro te varferve. Ky është bast.

 

1


Etiketa: , ,

Pas